Hoxhaj: Mirënjohës për mbështetjen e Gjermanisë për Kosovën

01 nëntor 2018 | 14:34

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj ka pritur sot në takim anëtarët e Komisionit Parlamentar të Bundestagut Gjerman për Çështje Ligjore dhe Mbrojtje të Konsumatorit.

Hoxhaj përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se në këtë takim me përfaqësuesit gjermanë kanë diskutuar për perspektivën evropiane të Kosovës dhe angazhimin e Qeverisë së Kosovës për sundimin e ligjit dhe reformat në drejtësi.

“Kam takuar sot kryesuesin Stephan Brander dhe anëtarët e Komisionit Parlamentar të Bundestagut Gjerman për Çështje Ligjore dhe Mbrojtje të Konsumatorit, bashkë me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt. Diskutuam për perspektivën evropiane të Kosovës dhe angazhimin e Qeverisë së Kosovës për sundimin e ligjit dhe reformat në drejtësi. Mirënjohës për mbështetjen e Gjermanisë për Kosovën në të gjitha proceset e rëndësishme për vendin”, ka shkruar zëvendëskryeministri Hoxhaj.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Qeveria, e cila jep më shumë buxhet për arsim, do…