Hoxhaj në Tiranë: Sukseset e Kosovës nuk do të ishin të mundura pa mbështetjen e Shqipërisë

27 nëntor 2022 | 22:43

Ish-ministri Jashtëm i Kosovës, aktualisht nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se “sukseset e Kosovës nuk do të ishin të mundura pa mbështetjen e Shqipërisë që nga ekzistenca”.

Ai ka shkruar për mbledhjen solemne të Kuvendit të Kosovës dhe Shqipërisë të mbajtur në Tiranë.

“110-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë na bëri bashkë deputetët e të dy Parlamenteve. Sukseset e Kosovës nuk do të ishin të mundura pa mbështetjen e Shqipërisë që nga ekzistenca jonë dhe ato të Shqipërisë pa Kosovën! Mbledhja e ardhshme do të kulmojë me një Asamble Kombëtare mes të dyja vendeve. Dy shtete me një zemër”, ka shkruar Hoxhaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleances Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini ka vizituar…