Shahini: Bizneset e Gjilanit bartës të zhvillimit ekonomik lokal dhe qëndror të Kosovës

27 nëntor 2022 | 22:34

Kryetari i Aleances Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini ka vizituar qytetin e Gjilanit.

Shahini gjatë vizitës në Gjilan ka takuar delegatët e AKB-së të këtij rajoni në prag të Kuvendit Qendror që do të mbahet me 30 nëntor 2022.

Njoftimi i plotë i Shahinit:

Bizneset e Gjilanit bartës të zhvillimit ekonomik lokal dhe qëndror të Kosovës.

Sot u takuam me delegatet e AKB-ës të Gjilanit, për Kuvendin Qendror që do të mbahet me datën 30 nëntor 2022.

Me përfaqësuesit e Gjilanit u diskutua edhe për situaten aktuale te krizës ekonomike të cilat Kosovën e qesin në një pozitë jo të favorshme për investimet e jashtme dhe ato të mbrendëshme ku për fatkeqë buxheti i shtetit për investime kapitale është realizuar në një perqindje tepër të vogel dhe kjo është njera ndër arsyjet që kemi uljen kaq të madhe ekonomikë nga 10.7% në 2021, tani pritet të jetë afër 3% për vitin 2022.

Diskutuam edhe për organizimin dhe për politikat strategjike të Aleancës Kosovare të Bizneseve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njohësi i proceseve politike në vend, profesori, Milazim Krasniqi, ka…