Hoxhaj nga Prekazi: Mbajtja e krerëve të UÇK-së në Hagë, dëshmi se sakrifica për liri nuk ka përfunduar

05 mars 2021 | 11:12

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, i shoqëruar nga bashkëpartiakët, kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Prekaz, në 23-vjetorin e rënies së familjes Jashari.

Me këtë rast, Hoxhaj ka thënë se më 5 mars të vitit 1998 fitoi guximi mbi frikën, pra sipas tij, fitoi Kosova mbi Serbinë.

Më tutje, ai ka thënë se mbajtja e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë tregon se ende s’ka përfunduar sakrifica për liri.

“Më 5 mars të vitit 1998 fitoj guximi mbi frikën, liria mbi okupimin, fitoj Kosova mbi Serbinë. Më 5, 6 dhe 7 mars fitoi familja e Jashari dhe me këtë atdhedashuri jemi sot këtu. Mbajtja e krerëve të UÇK-së  para gjykatës tregon që ende nuk ka përfunduar sakrifica jonë mbi lirinë, dhe jemi të sigurt që ata do kthehen personalisht për të vendosur lule para familjes Jashari dhe do ta mbrojnë lirinë siç kanë bërë deri më tani”, ka thënë Hoxhaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Opinionisti Ilir Ibrhaimi ka falënderuar publikisht punonjësit shëndetësor për punë…