Hoxhaj: PDK-ja nuk ka nguti në zgjedhjen e presidentit

10 nëntor 2020 | 17:27

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se në situatën në të cilën gjendet vendi, kjo parti nuk ka ndonjë nguti të mendojë se si të zgjedhet presidenti.

“Ne jemi në një dramë dhe ajo dramë ka filluar të premten për Kosovën dhe PDK-në. Në këtë situatë ne nuk kemi as mundësi as ndonjë nguti që të mendojmë se në çfarë forme të zgjidhet presidenti. Ne presim që koalicioni qeverisës të jetë I qartë se si do të duket procesi i zgjedhjes së presidentit por nuk është shqetësimi i joni se kush e ka shpallur kandidaturën”, ka thënë Hoxhaj në një konferencë për medie.

Ai ka thënë se procesi i dialogut udhëhiqet nga qeveria dhe ata e dinë se si t’i qasen procesit tash e tutje.

“Qëndrimi i PDK-së është i qartë, dialogu i takon qeverisë që t’i rishikojnë qëndrimet e tyre në raport me këtë proces. Ne meqë nuk jemi në tavolinë, nuk ia vlen të japim opinion se çka duhet të veprojë qeveria. Dialogu nuk duhet të jetë proces duhet të jetë ngjarje që duhet të përfundojë me njohje”, është Hoxhaj.

Ai ka komentuar edhe vizitën e kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj në zyrat e tyre dje, duke thënë se ka qenë pa paralajmërim por e çmojnë praninë e tij.

“Vizita e z. Haradinajt ka qenë e paparalajmëruar por e kemi pritur dhe e çmojmë praninë e tij”, ka thënë Hoxhaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përzgjedhësi i Kosovës në futboll, Bernard Challandes ka thënë se…