Hoxhaj: Pjesëmarrja e Kosovës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së nuk përmbushë asnjë interes

18 shtator 2023 | 11:38

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka thënë se pjesëmarrja e Kosovës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së nuk përmbushë asnjë interes.

Ai ka thënë se politika e jashtme e Kosovës është reduktuar vetëm në dialog me Serbinë.

“Kur politika e jashtme e Kosovës shërbehet dhe reduktohet vetëm në dialog me Serbinë dhe dialogu nuk është fare platformë për njohje të ndërsjellë, por është instrument për menaxhimin e krizës në veri, pjesëmarrja e Kosovës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së nuk përmbush asnjë interes, sepse atje as nuk do të komunikohet as ndonjë njohje dhe as votë për anëtarësim në ndonjë organizatë ndërkombëtare! Me rëndësi pjesëmarrja si dekor dhe si qëllim!”, ka shkruar Hoxhaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka bërë akuza të rënda…