Hoxhaj pret në takim ambasadorin e ri të Tajlandës, shprehet i lumtur për miqësinë me këtë shtet
04 tetor 2022
| 10:50
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj ka pritur në takim ambasadorin e ri të Mbretërisë së Tajlandës, Nipon Petchpornprapas.
Hoxhaj e ka uruar Petchpornprapasin për detyrën në Kosovë dhe biseduan për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.
“I lumtur që kjo miqësi e krijuar nga viti 2013, që Kosova mori njohjen nga Tajlanda, sa isha ministër i jashtëm, po vazhdon edhe sot midis shteteve tona dhe popujve tanë”, ka shkruar Hoxhaj në “Facebook”.



