Hoxhaj promovon sot librin “Përplasja e Madhe” në Tiranë

17 maj 2022 | 11:27

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, sot në Tiranë do të promovojë librin “Përplasja e Madhe”.

Ai ka thënë se libri nga sot është në dispozicion për të gjithë të interesuarit në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni të Veriut.

“Tani jam rrugës për në Tiranë për ta prezantuar librin ‘Përplasja e Madhe’ që flet për luftën diplomatike dhe informative të Rusisë kundër Kosovës dhe Ballkanit. Promovimi mbahet sot nga ora 19:30 në Hotel Rogner dhe nga sot, libri është në dispozicion për të gjithë të interesuarit në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni të Veriut”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madridi dhe Liverpooli do të përballen me njëri-tjetrin në…