Hoxhaj: Takimi Thaçi-Putin, moment i ri në marrëdhëniet ndërkombëtare të Kosovës

12 nëntor 2018 | 20:44

“Takimi i presidentit Thaçi me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin është një moment i ri në marrëdhëniet ndërkombëtare të Kosovës. Është një ngjarje pozitive dhe njohje e realitetit të Kosovës së pavarur”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj.

Hoxhaj ka thënë se është për keqardhje reagimi i disa partive politike në Kosovë të cilët funksionojnë në skema bardhë e zi të të menduarit dhe nuk i njohin zhvillimet ndërkombëtare përtej pragut të partive të tyre. 

“Presidenti i çdo vendi, edhe i yni, është simbol i sovranitetit në raport me botën e jashtme dhe zërat e shqetësuar duhet të jenë në Serbi dhe jo në Kosovë. Nuk ka qenë Serbia por Rusia ajo që e ka bllokuar anëtarësimin tonë në OKB”, ka theksuar Hoxhaj. 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazetat në Maqedoni do të përfitojnë para nga shteti në…