Hoxhaj takon këshilltarin e Angela Merkelit, bisedojnë për vizat dhe dialogun

12 nëntor 2018 | 16:20

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar sot një takim zyrtar me dr. Jan Hecker, këshilltar i kancelares gjermane Angela Merkel.

Hoxhaj ka thënë se temë diskutimi e këtij takimi ishte çështja e liberalizimit të vizave si dhe dialogu mes Kosovës e Serbisë.

“Pata kënaqësinë të takoja përsëri në Berlin, këshilltarin e Kancelares gjermane Angela Merkel, dr. Jan Hecker. Gjermania mbetet përherë partneri kryesor evropian i Kosovës. Diskutuam për liberalizimin e vizave dhe dialogun mes Kosovës e Serbisë”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e vet në “Twitter”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bekim Jupa, së bashku me…