Osmani në Prekaz: Shpresoj që një ardhme e ndritur e pret Kosovën dhe Shqipërinë

28 nëntor 2021 | 09:22

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani sot me rastin e festës së 28 nëntorit ka bërë vizit në  Kompleksin Memorial në Prekaz.

Ajo tha se e filloi ditën nga aty për të nderuar sakrifikën e familjes Jashari, përcjell Klankosova.tv.

“Sot e filluam ditën tek komandati legjendar Adem Jashari dhe familja e tij për të nderuar sakrifikën. 28 nëntorit përpos simbolikës së pavarësisë është edhe datë kur ka lindur komandanti legjendar, kur ka dal UÇK-ja për herë të parë në skenë”, tha Osmani.

Tutje, ajo uroi këtë festë duke shpresuar në një të ardhme të ndritur për Kosovën dhe Shqipërinë.

“Dua që sot t’i uroj të gjithë shqiptarët për këtë ditë, duke shpresuar që një e ardhme e ndritur e pret edhe Republikën e Shqipërisë edhe Republikën e Kosovës”, u shpreh Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në fshatin Gjylekar të Vitisë është gjetur një burrë i…