Dënohet Ilir Daja

23 tetor 2022 | 09:48

Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) në mbledhjen e djeshme shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 12 të Superligës së Kosovës.

Po ashtu, në këtë mbledhje u shqyrtuan edhe procedurat e hapura në xhiron e 10 të Ligës së Parë, në Grupin A dhe në Grupin B, si dhe në ligat e rangjeve të tjera.

Pas shqyrtimit të materialit nga zyrtarët e ndeshjeve si dhe incizimeve televizive, Komisioni Disiplinor vendosi ta dënojë edhe trajnerin e Ballkanit, Ilir Dajën.

Daja u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen kundër Drenicës, pasi që e kapi për krahu gjyqtarin e katërt të ndeshjes dhe e shtrëngoi me forcë.

Si pasojë e kësaj, Daja tani është dënuar me mos ushtrim të detyrës për dy ndeshje sipas radhës së organizuar nga FFK.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas luftës në Ukrainë, Spanja thotë se do të dërgojë…