Në Ambasadën e Kosovës në Shkup përurohet busti i Nënë Terezës

11 shtator 2023 | 08:47

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të marrë sot pjesë në ceremoninë e përurimit të bustit të Shën Terezës në hapësirën e Ambasadës së Kosovës në Shkup.

Sipas zyrës për medie të saj, ky organizim mbahet në orën 18:00.

Në këtë ceremoni do të jenë të pranishëm edhe presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski dhe ai i Shqipërisë, Bajram Begaj.

Sot në Shkup të Maqedonisë së Veriut do të mbahet Samiti i Krerëve të Shteteve në Procesin e Brdo Brijunitë ku pjesëmarrëse do të jetë edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Ky takim organizohet nga tri vende: Maqedonia e Veriut, Sllovenia dhe Kroacia.

Aty liderët pritet që ta miratojnë një deklaratë të përbashkët, me anë të së cilës do të evidentohen sfidat dhe prioritetet rajonale, fokusuar edhe në integrimin vendeve të ballkanit në BE.

Vendet pjesëmarrëse janë edhe: Shqipëria, Kosova, Serbia, Bosnjë e Hercegovina dhe Mali i Zi.

Samiti i Brdo-Brijunit është një organizim shumëpalësh vjetor në Ballkanin Perëndimor, e iniciuar në vitin 2013 nga presidenti slloven Borut Pahor dhe ai kroat Ivo Josipoviq.

Agjenda e publikuar nga Presidenca e Maqedonisë së Veriut:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në komunën e Kaçanikut, nga gërmimet në afërsi të komunës,…