Avokati serb: Të enjten do të shkoj në Kosovë të vendos lule te varri i familjes Jashari

16 janar 2024 | 08:14

Avokati i politikanit serb Nikola Sanduloviq, Çedomir Stojkoviq, tha se kushtet në të cilat u mbajt ai në spitalin e burgut nuk ishin të mira.

Sipas tij, Sanduloviq, i cili tashmë u lirua, u mbajt në burg dhe u dhunua derisa i shkaktuan paralizë të pjesshme vetëm pse ai vendosi lule pranë varrit të një vajze shqiptare.

Avokati tha se ai deri më tani ishte i fokusuar vetëm te lirimi i klientit të tij, por tani ai do të kërkojë të merren masa ndaj dhunuesve të tij.

Gjithashtu, avokati tha se edhe ai do të vendosë lule në varrin e familjes Jashari.

“Të enjten do të shkoj në Kosovë. Do të shkoj personalisht te varri i familjes Jashari dhe do të vendos lule në varrin e Blerina Jasharit, të miturës që u vra më 1998 dhe më pas do të kthehem në Serbi dhe do ta shikoj vendin tim në sy. Do t’u them: Ja ku jam, do të më arrestoni? Do të më dhunoni dhe mua?”, tha avokati për Euronewsal.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tabloidi beogradas Informer, i afërt me Aleksandër Vuçiqin, në faqen…