Hughesi shkarkohet pas barazimit ndaj Unitedit

03 dhjetor 13:34

Southamptoni e ka shkarkuar trajnerin Mark Hughes. Ky shkarkim ka ardhur pasi skuadra e Southamptonit barazoi me Manchester Unitedin në fundjavë (2-2), ani pse ishte në persi prej dy golave.

Ish-trajneri i Manchester Cityt dhe Stoke Cityt edicionin e kaluar e kishte marr drejtimin e Southamptonit në muajin mars dhe e kishte arritur ta mbajë këtë klub në Premier Ligë, por tash rezultatet e dobëta kanë ndikuar në shkarkimin e tij.

Southamptoni pozicionohet në vendin e 18-të në Premier Ligë me vetëm 9 pikë të grumbulluara.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka hapur konferencën…