Humb jetën në një aksident në Zvicër vogëlushi nga Kosova

11 maj 2023 | 11:07

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Zvicër, ku si pasojë e një aksidenti ka humbur jetën vogëlushi kosovar nga fshati Bllacë e Suharekës, Drilon Bllaca.

Lajmin e trishtë e ka dhënë babai i të ndjerit përmes rrjeteve sociale, i cili ka bërë me dije se varrimi i djalit do të bëhet nesër në orën 15:00 në varrezat e fshatit Bllacë.

“Të dashur familjar miq ,shok dhe dashamire ju njoftojmë se me pikëllim të thellë se pas një aksidenti në Zvicër ka ndërruar jetë me i dashuri jonë, djali, nipi, Drilon (Avni) Bllaca. Varrimi bëhet me datën 11.05.2023, ditë e Enjte ora 15:00 në varrezat e fshatit Bllacë (Therandë).

Të pikëlluar familja Bllaca dhe Jakaj.

Do na mungosh shpirti vogel.”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar pas takimit me…