Humb jetën një person në aksident trafiku në Klinë

15 janar 2024 | 16:23

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot ka humbur jetën një person në aksident trafiku në fshatin Krushevë e vogël, Klinë.

“Ju informojmë se me datë 15. Janar 2024, rreth orës 12:52, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Krushevë e vogël – Klinë. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet kompetente të Njësitit Rajonal të Komunikacionit Rrugor (NJRKRR). Në këtë aksident ishin të involvuara, një veturë dhe një kamion-cisternë, dyshohet se deri te aksidenti ka ardhur si pasojë e mosrespektimit të shenjave të komunikacionit (tejkalim në vijë të plotë). Si pasojë e këtij aksidenti njëri nga të lënduarit ndërron jetë, vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësorë. -B. H. i lindur me 1988. Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion”, ka njoftuar policia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Samsung po bashkëpunon me disa atletë të suksesshëm globalë, duke…