Hummelsi mund të pensionohet në fund të sezonit

18 shtator 2023 | 13:09

Mbrojtësi gjerman Mats Hummels mund të tërhiqet nga futbolli në fund të këtij sezoni, kur dhe i skadon kontrata me skuadrën e Borussia Dortmund.

34-vjeçari këtë sezon nuk ka luajtur në asnjë ndeshje në Bundesliga (vetëm 1 ndeshje në Kupë) dhe duket se karriera e tij është në fund.

Sipas të përditshmes gjermane “Bild”, Hummels, kampion bote me Gjermaninë në vitin 2014, po mendon tërheqjen nga sporti. Në karrierën e tij, Hummels ka luajtur edhe për 3 sezone me

Bayern Munchen. Për klubin ai është një lojtar i rëndësishëm për të mbajtur grupin të bashkuar. Për Hummels mendohet se mund të vijë një ofertë e mirë edhe nga Arabia Saudite, por duket se tërheqja përfundimtare nga sporti është ideja më e mirë. Lojtari ende nuk ka biseduar me klubin për të ardhmen, që mund t’ia rinovojë edhe për një vit kontratën, për ta pasur edhe për një sezon.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK),…