Humolli: Tranzicioni politik ka përfunduar me Albin Kurtin

16 janar 2024 | 08:17

“Tranzicioni politik ka përfunduar me Albin Kurtin”, ka deklaruar deputeti i pavarur Fatmir Humolli.

Sipas deputetit Humolli, partia e Kurtit, Vetëvendosja, në zgjedhjet e ardhshme parlamentare që do të organizohen në Kosovë, s’do të mund të arrijë fitore me 51 % të votave të qytetarëve.

Ai tha se Vetëvendosja erdhi në pushtet me kaq përqindje të madhe të votave vetëm për shkak të gabimeve të partive të tjera që e kanë qeverisur dikur vendin.

“51% janë fituar nga VV-ja si rezultat i gabimeve të partive tjera. Gati është si një fatkeqësi me ardhë në shprehje 51%, sepse s’ka gjasa reale edhe sikur të mos ketë opozitë fare. Mundët me u bë një strukturë e mirë politike. Do të ishte një Kuvend më produktiv e më garues mes vete”, tha Humolli.

Ndërsa ka folur për procesin e dialogut me Serbinë, ai tha se me presionin ndërkombëtar në këtë proces janë ballafaquar edhe ish-kryeministrat e tjerë të vendit.

“Në kushte normale vetëm kur ka fatkeqësi mund t’i fitoj 51%.Unë jam i bindur që tranzicioni politik ka përfunduar me Albin Kurtin. Ka qenë një besim i madh i qytetarëve që Albini me marrë fjalën. Tani, ka plotë që ju dhimbset Albini që po përballet me diplomacinë ndërkombëtare, e jo me thanë pse Albini s’po i realizon fjalët e dhëna. Presion ndërkombëtar, kanë pas të gjithë, edhe Rugova, edhe Hashimi, edhe Ramushi e Isa. Ai është dashtë me ditë që ka presion”, tha Humolli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokati i politikanit serb Nikola Sanduloviq, Çedomir Stojkoviq, tha se…