Huqja e radhes e Donika Gervallës, kryediplomatin shqiptar e prezantoi si Ministër të Kosovës

15 janar 2024 | 21:58

Pasditen e sotme në Kosovë ka arritur ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani ku është pritur nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Teksa njofton për ardhjen e Hasanit në Kosovë, Gërvalla bën edhe gafën e radhës. Në një postim në profilin e saj në Facebook, Hasanin e prezantoi gabimisht si “ministër të Kosovës”.

Ky incident nuk është i pari në historinë e ministrisë së Gërvallës, pasi ka pasur gafa të ngjashme në shkrimet e saj publike.

“Në kuadër të vizitës së tij të parë zyrtare në Republikën e Kosovës, sot prita në Vërmicë, Ministrin për Evropë dhe Punë të Jashtme të Republikës së Kosovës, Igli Hasani”, shkruan Gërvalla, por që shkrimi më pas është përmirësuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit, ka mohuar se është…