Hyjnë në fuqi udhëzimet administrative që rregullojnë trajtimin e ndërtimeve pa leje

15 korrik 2019 | 15:54

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Fatmir Matoshi, ka bërë me dije për hyrjen në fuqi të udhëzimeve administrative që dalin nga Ligji për trajtimin e ndërtimeve pa leje.

Ai ka thënë se këto udhëzime do t’iu ndihmojnë për të reduktuar numrin e objekteve të ndërtuara pa leje.

“Kemi hartuar pesë udhëzime administrative që dalin nga ky ligj dhe që rregullojnë aspekte të veçanta të procesit të ndërtimit pa leje në vendin tonë. Këto udhëzime i kam nënshkruar të hënën e kaluar dhe sot janë botuar në gazetën zyrtare dhe zyrtarisht janë në fuqi”.

“Nga sot fillon edhe zbatimi i ligjit për trajtimin e 352 mijë ndërtimeve pa leje, pjesa më e madhe e tyre bën pjesë në 1 dhe 2 që janë në përgjegjësi të pushtetit lokal dhe të kategorisë së tretë që është përgjegjës për trajtimin e ndërtimit pa leje është Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor”, ka thënë ai.

Matoshi ka thënë se përkujdesur që të kenë edhe çmime më të lira, ku sipas tij një euro për metër katror do të kushtojë për kategorinë e parë të ndërtimeve, ndërsa dy euro për kategorinë e dytë.

Ministri Matoshi ka falënderuar USAID-in, i cili i ka mbështetur në këtë projekt.

Ndërsa, sekretari i MMPH-së, Arben Çitaku, ka thënë se në lidhje me objektet që janë tashmë pa leje do të krijohet lista e pritjes së re.

“Vakuumi ligjor ka shkaktuar telashe dhe po mundohemi t’i trajtojmë këto objekte për të ruajtur shëndetin dhe sigurinë e qytetarëve. Do të krijohen listat e pritjes për rrënim”, ka thënë Çitaku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja U21 e Kosovës në hendboll ka arritur në Spanjë,…