Hysaj: Gara për titull s’ka përfunduar

19 tetor 2018 | 17:03

Mbrojtësi i Napolit, Elseid Hysaj insiston se Juventusi ende nuk e ka fituar titullin, dhe gara është ende e hapur.

“Bianconerët” kanë fituar Serinë A në shtatë vitet e fundit radhazi, duke e përfunduar sezonin e kaluar me katër pikë më tepër se Napoli.

“Nuk ka përfunduar. Nëse ka përfunduar me gjashtë pikë diferencë atëherë është e pakuptimtë të luajmë. Trajneri Ancelotti gjithmonë ka fituar dhe shpresojmë ta vazhdojmë këtë, ai i jep secilit mundësinë që të fitojë”, ka thënë Hysaj për Radio Kiss Kiss.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata Shqiptare e Futbollit njofton të gjithë tifozët në faqen…