Hysaj largohet nga Napoli, nëse nuk preferohet nga Gattuso

16 dhjetor 2019 | 11:53

Mbrojtësi shqiptar Elseid Hysaj mund të largohet në janar nga Napoli. Agjenti i Hysajt, Mario Giuffredi, ka folur për “Radio Kiss Kiss” rreth të ardhmes së mbrojtësit në klubin e Napolit.

25-vjeçari ishte një titullar i padiskutueshëm te Napoli, por këtë edicion ka qëndruar në bankën rezervë pasi nuk preferohej nga ish-trajneri i Napolit, Carlo Ancelotti.

“Sapo jam takuar me drejtorin Giuntoli dhe presidentin De Laurentis ku biseduam për Hysajn. Ne kemi pritur që ai të luante më shumë, por Ancelotti me qëllim e la atë në bankë. Shpresoj që Gattuso ta aktivizojë atë më shumë dhe të qetësohet lojtari. Nëse Hysaj nuk aktivizohet nga Gattuso, atëherë ne do të largohemi gjatë afatit kalimtar të janarit pasi ka oferta për të”, ka deklaruar Giuffredi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), myftiu Naim Tërnava,…