Hysaj në verë do të largohet nga Lazio

27 mars 2024 | 11:42

Në fund të këtij edicioni, Elseid Hysaj pritet të largohet nga Lazio.

Kështu kanë raportuar mediet italiane, duke bërë me dije se mbrojtësi shqiptar e ka njoftuar skuadrën e Lazios për vendimin e tij për tu larguar në fund të sezonit.

Mësohet se Hysaj ka kërkuar largimin pas dorëheqjes së trajnerit Maurizio Sarri, i cili e transferoi te Lazio nga Napoli.

Klubi i Lazios synon ta shesë për 3 milionë euro Hysajn, i cili ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm. 30-vjeçari këtë edicion ka 22 paraqitje për Lazion në të gjitha garat.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Ukrainws, Volodymyr Zelensky, ka shkarkuar sekretarin e Këshillit…