Hyseni dhe Çeku flasin për stadiumin e Gjilanit

04 shkurt 2022 | 17:09

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, është takuar me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.

Hyseni ka thënë se temë diskutimi ka qenë stadiumi i qytetit të cilin ka shtuar se bashkë me MKRS-në e kanë përgjegjësi për ta përfunduar sa më shpejt.

“Bashkë me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, zhvilluam një takim të frytshëm me temë diskutimi rreth stadiumit të qytetit. Punimet e këtij projekti, problematikë e trashëguar, bashkë me MKRS-në e kemi përgjegjësi për t’i kryer sa më shpejt që është e mundur, e sportistëve tanë t’u krijohen kushte sa më moderne”, ka thënë Hyseni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka njoftuar se sot ka…