Hyseni: “Grupi i Tiranës” në VV, duan konfrontim Kosovë-ShBA

05 shkurt 2023 | 12:04

Ish ministri i Punëve të Jashtme, Skender Hyseni ka drejtuar kritika ndaj të ashtuquajturit “Grupi i Tiranës” në Lëvizjen Vetëvendosje, duke thënë se kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka bërë mirë që e ka riaktualizuar tendencën e këtij “grupi” për “qëndrime antiamerikane e antiperëndimore”.

Hyseni në një postim në “Facebook”, ka shkruar se grup po dikton politikat qeverisëse në Kosovë.

“Ka kohë që i ashtuquajturi ‘Grupi i Tiranës’ përpos politikave të VV-së dikton edhe politikat qeverisëse në Kosovë. Krijimi dhe etablimi i politikave anti-amerikane dhe anti-perëndimore duket të jetë misioni i këtij ‘Grupi’ që ka për qellim vënien e Kosovës në raporte konfrontuese me SHBA-të dhe BE-në. Diçka që kishte filluar diku në vitin 2015, duket se është konsoliduar fort në politikat partiake të VV-së dhe ato të Qeverisë Kurti. Abdixhiku bëri mirë që e riaktualizoi këtë tendencë. Është detyrë e forcave politike opozitare në Kosovë të mos qëndrojnë indiferent ndaj këtyre përpjekjeve dhe politikave të këtij ‘Grupi’”, ka shkruar Hyseni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qendra Ndërkombëtare për Kërkime Sportive CIES ka publikuar një listë…