I gjenden afër 500 monedha 2-euroshe false, arrestohet i dyshuari

17 tetor 2023 | 22:15

Një qytetar është arrestuar dhe dërguar në mbajtje prej 48 orëve pasi i janë gjetur dhe konfiskuar afër 1 mijë euro të falsifikuara me monedha nga 2 euro.

Sipas komunikatës së Policisë, i dyshuari është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës, ndërsa me aktvendim të Prokurorit të krimeve të rënda nga PTH-Prishtinë i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë.

“Sot me datë 17.10.2023, Njësiti për Reagim të Shpejtë (NJRSH-Prishtinë) gjatë realizimit të detyrave policore në një pikë kontrolli në Prishtinë, ka ndaluar automjetin Audi A4 I cili po drejtohej nga personi A.B., m/k (viti I lindjes 1997), ku gjatë kontrollit në bagazh i është gjetur një sasi e konsiderueshme e monedhave metalike nga 2 €uro, për të cilat ekziston dyshimi i bazuar se janë të falsifikuara.

Nga njësiti për krime ekonomike, me urdhër të gjykatës është bërë kontrolli I shtëpisë së personit të dyshuar ku janë gjetur dhe sekuestruar:

• 490 x 2 copë monedha metalike nga 2 €uro, gjithsejtë në vlerë 980 €uro;

• Automjeti Audi A4 i përdorur në rast

• 2 (dy) telefona celular”, thuhet në komunikatë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
David Petraeus, ish-drejtori i CIA-s dhe gjeneral i pensionuar i…