I hakohet Facebooku Edona Llalloshit, policia po merret me rastin

28 nëntor 10:50

Persona të pandërgjegjshëm i kanë hakuar profilin e Facebookut këngëtares së famshme, Edona Llalloshi.

Profili i saj që numëronte afro 230 mijë ndjekës është hakuar pasditën e sotme, ndërsa manipuluesit kanë ndërruar emrin.

Nga Edona Llalloshi, emri është ndërruar kinse në një emër gazete duke bërë që ndjekësit e këngëtares së famshme të fillojnë të bien menjëherë. Vet këngëtarja e ka konfirmuar rastin, ndërsa të njëjtin e ka lajmëruar në Policinë e Kosovës.

Njësitet e kibernetikës në Polici janë duke u marrë me rastin dhe pritet që keqbërësit të kapen së shpejti. Edona Llalloshi mbetet një nga këngëtaret më të dashura për publikun duke patur simpatinë e të gjitha gjeneratave.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Diva e muzikës Pop, Jennifer Lopez thotë se është gati…