I hodhi acid në fytyrë avokates italiane, lirohet shqiptari

05 korrik 2023 | 08:59

41-vjeçari shqiptar që i hodhi acid në fytyrë avokates italiane Lucia Annibali është liruar nga burgu pas 9 vitesh. Rubin Talabani u pagua 30 mijë euro për sulmin ndaj saj.

Akti i tmerrshëm ishte porositur nga Luca Varani, gjithashtu avokat, i cili më 16 prill 2013 i kishte kërkuar Rubin Talabanit dhe një shqiptari tjetër, Altistin Precetaj, që t’i hidhnin avokates acid në fytyrë.

Asokohe të dy kanë qenë pranë shtëpisë së saj kur e sulmuan duke i hedhur acid në fytyrë. Të dy shqiptarët ishin dënuar nga Gjykata e Apelit në Romë me 12 vjet burg, ndërsa porositësi Luca Varani me 20 vjet burg.

Lajmi për lirimin e Talabanit u dha nga avokati i tij, i cili, pas një gjyqi në Pesaro për trafik të dyshuar droge, pasi doli nga senaca, tha se Talaban është i lirë dhe jeton në Shqipëri. Ai shpjegoi se 41-vjeçari është liruar falë një ligji për krimet e kryera nga të huajt, i cili parashikon që i dënuari të dëbohet dhe të kthehet në shtëpi me ndalim kthimi në Itali për dhjetë vjet.

Vetë Annibali komentoi lirimin e shqiptarit, ku tha se “U dënua me 12 vjet, vuajti 9 vjet këtu, dihej se do të dëbohej. Shpresoj se ai e kuptoi sa keq bëri. Dhe gjithsesi nuk më tremb. Është në Shqipëri tashmë.”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Eurodeputetja nga radhët e të Gjelbërve, Viola von Cramon, i…