I mituri godet me veturë një këmbësor në Pejë

21 janar 2024 | 09:28

Një i mitur është arrestuar në Pejë pasi dyshohet se nga pakujdesia ka goditur me veturë një këmbësor.

Viktima është dërguar në spitalin e Pejës, ndërsa i dyshuari në mbajtje.

“AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME- Rr. Eliot  Engel, Pejë  20.01.2024-19:10.  Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar-i mitur, pasi që i njëjti duke drejtuar veturën, dyshohet se nga pakujdesia ka goditur këmbësorin mashkull kosovar, të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Pejës,  ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëvizjet në këmbë i bënë me vështirësi. Januz Halili nga…