I përzgjedhuri nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Ambasada e ShBA-së në Kosovë, Granit Rugova, po merr pjesë në Alumni Ties në Paris

06 mars 2024 | 16:13

Departamenti i Shtetit të SHBA-së dhe Ambasada e SHBA-së në Kosovë, kanë përzgjedhur ish-basketbollistin dh e ish-drejtorin për Sport në komunën e Prishtinës, Granit Rugovën që të merr pjesë në Paris si pjesëmarrës në Alumni Ties Paris për temën “Diversiteti dhe Përfshirja përmes Diplomacisë në Sport”. Kështu ka bërë të dituar ish-basketbollisti e ish-drejtori për Sport në komunën e Prishtinës, Granit Rugova.

Rugova ka thënë se ndihet i privilegjuar nga kjo përzgjedhje e Departamenti i Shtetit të SHBA-së U.S. dhe Ambasada e SHBA-së në Kosovë dhe për mundësinë e krijuar që të jep kontributin e tij profesional.

“Jam thellësisht i nderuar që Departamenti i Shtetit të SHBA-së U.S. Department of State ?? dhe Ambasada e SHBA-së në Kosovë U.S. Embassy Pristina, Kosovo ?? më kanë zgjedhur si pjesëmarrës në Alumni Ties Paris për temën “Diversiteti dhe Përfshirja përmes Diplomacisë në Sport”.

Angazhimi im në sport ka qenë gjithnjë një platformë për të ndërtuar ura ndërmjet komuniteteve dhe për të promovuar vlerat e barazisë dhe përfshirjes. Kjo ftesë jo vetëm që më jep mundësinë të jap kontributin tim profesional, por edhe të thelloj angazhimin në diskursin ndërkombëtar rreth rëndësisë së diversitetit dhe përfshirjes.”, ka shkruar Rugova ndër tjera në njoftimin e tij përmes llogarisë së vet në “Facebook”.

Njoftimi i plotë i tij:

Jam thellësisht i nderuar që Departamenti i Shtetit të SHBA-së U.S. Department of State ?? dhe Ambasada e SHBA-së në Kosovë U.S. Embassy Pristina, Kosovo ?? më kanë zgjedhur si pjesëmarrës në Alumni Ties Paris për temën “Diversiteti dhe Përfshirja përmes Diplomacisë në Sport”.

Angazhimi im në sport ka qenë gjithnjë një platformë për të ndërtuar ura ndërmjet komuniteteve dhe për të promovuar vlerat e barazisë dhe përfshirjes. Kjo ftesë jo vetëm që më jep mundësinë të jap kontributin tim profesional, por edhe të thelloj angazhimin në diskursin ndërkombëtar rreth rëndësisë së diversitetit dhe përfshirjes.

Përqafimi i këtyre parimeve është jetik për të nxitur dialogun, kuptimin dhe bashkëpunimin global. E shikoj këtë si një mundësi për të sjellë perspektivat e mia unike në një skenë më të gjerë dhe për të ndihmuar në formimin e një të ardhme ku çdo individ ndihet i vlerësuar dhe të drejtat e të gjithë janë të garantuara.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas Prishtinës në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll…