I preferuari i vajzave, habit me deklaratën: Edhe mua ma kanë thyer zemrën

11 korrik 2021 | 12:56

Përpos faktit që është ndër reperët më të mirë në Shqipëri  e Kosovë dhe shumë i talentuar, Ledri Vula mbahet edhe si një ndër artistët që ka tërhequr vëmendjen e shumë vajzave për shkak të pamjes së jashtme.

Ai numëron pafund fanse femra të cilat “çmenden” pas tij dhe janë në çdo koncert ku ai është.

I ftuar mbrëmjen e kësaj të shtune në Soirée me Jonida Shehun në ABC, ai ka folur në lidhje me fanset që ndoshta do ju jetë thyer zemra kur morën vesh që Ledri është i dashuruar me Sara Hoxhën.

Reperi i njohur me batutë ktheu përgjigje që edhe atij i thyhet zemra kur sheh vajza të bukura.

“Sa herë ma kanë thyer zemrën mua gocat. Çdo femër e bukur që kalon afër ta thyen zemrën pak”, është shprehur ai duke qeshur.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anglia do të përpiqet të fitojë Kampionatin e tyre të…