I riu nga Mitrovica që vdiq dje, para një muaji kishte falur familjen e sulmuesit

16 janar 2022 | 12:32

Ermal Delija, i riu nga Mitrovica, i cili mbrëmë humbi jetën si pasojë e lëndimeve që kishte marrë në muajin tetor pas rrahjes nga një person, para një muaji, më 17 dhjetor, ai ishte parë në xhaminë e Shipolit te hoxha Fatmir Latifaj, ku kishte zgjatur dorën e pajtimit me familjen e sulmuesit.

Ai ishte djali i vetëm i familjes Delija dhe ishte rritur jetim pasi babai i kishte vdekur vite më parë.

Ermali la pas nënën dhe tri motra.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Serbia ka partner në ShBA, porositë ambasadori amerikan në Beograd,…