I vaksinuar dy herë me Pfizer – Infermieri nga Hasi përfundon në spital

16 mars 2021 | 23:45

Një i vaksinuar me efekte anësore regjistrohet në vendin tonë, teksa Europa është përfshirë në një debat të fortë për mungesën e sigurisë tek vaksina AstraZeneca.

Bëhet fjalë për të identifikuarin me inicialet M.Ll., infermier në Has, i cili, pak ditë pasi mori dozën e dytë të Pfizer, ka përfunduar në spitalin e Gjakovës në gjendje të rëndë.

Të afërmit bëjnë të ditur se M.Ll ka patur probleme si enjte, fryrje abdominale dhe mpiksje gjaku 4 herë më të lartë nga norma maksimale.

Ndryshe shprehen për mediat kolegët e infermierit, duke këmbëngulur se përkeqësimi i gjendjes së tij shëndetësore nuk ka ardhur për shkak të vaksinës Pfizer.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pagat e barabarta u garantohen marinarëve të huaj në anijet…