Ibra nuk e ka ndërmend të pensionohet

26 nëntor 2020 | 11:15

Zlatan Ibrahimoviq po kalon një rini të dytë te Milani. Kuqezinjtë janë përmirësuar shumë prej momentit që 39-vjeçari suedez nisi aventurën e dytë në Milanello.

Rezultate pozitive, vendi i parë në Serie A për ekipin e Piolit, teksa bomberi suedez kryeson renditjen e golashënuesve më të mirë me 10 gola të realizuar në 6 ndeshje. Së fundmi ka marrë vlerësimin e radhës nga vendlindja.

Ibrahimoviq është zgjedhur futbollisti më i mirë suedez i vitit, duke fituar këtë çmim për herë të 12-të në karrierë.

“Do të vazhdoj të luaj futboll deri në momentin që në stadiume të rikthehen tifozët. Nuk mund ta mbyll karrierën time para tribunave të boshatisura. Jam 39-vjeç dhe fitova ‘Topin e Artë’ të Suedisë. Synimi im është ta fitoj këtë trofe edhe në moshën 50-vjeçare”, ka deklaruar Ibra.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tom Cruise është zhvendosur në Romë për të xhiruar skenat…