Ibra: Nuk jam këtu për të luajtur vetëm 5-10 minuta

27 shkurt 2023 | 12:34

Në minutën e 74-ët i gjithë “San Siro” në këmbë për të përshëndetur Zlatan Ibrahimoviq, një homazh i denjë për një kampion të madh, të pamposhtur.

Për herë të fundit ishte 22 maj 2022 kur Ibra zbriste në fushë, pas 280 ditësh gjiganti suedez rikthehet të shijojë disa minuta. Ibra bëhet lojtari më i vjetër në historinë e Milanit që luan një ndeshje në Serie A, 41-vjeç e 146 ditë duke thyer në këtë mënyrë rekordin e Alessandro Caostacurtas.

“Më mungon shumë tifozët, më japin forcë dhe adrenalinë, pa ata do të ishte e vështirë të rikthehesha në fushë. Ndihem mirë, në fakt kam 1 vit e dy muaj që nuk ndihem si sot. Sot jam i lirë të bëj atë që dashuroj, të luaj futboll. Kam vuajtur shumë 6 muajt e fundit, doja të ndihmoja ekipin me çdo kusht, po e kisha të pamundur, isha i pafuqishëm për ta bërë. I kisha bërë një premtim trajnerit se nuk do të t’i nënshtrohesha operacionit pa fituar trofe, nuk kisha vuajtur kurrë kaq shumë për të fituar një trofe. Gjithsesi, nuk jam këtu për atë që kam bërë në të kaluarën, jam këtu për të konkurruar me kolegët e mijë, për të luajtur. Nëse do të ishte për të luajtur 5-10 minuta më mirë qëndroja në shtëpi. Jam këtu për të luajtur të gjithë ndeshjen”, ka thënë Ibra duke theksuar në fund se ka ulur rrogën e tij vetëm që Leao të qëndrojë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Selena Gomez fitoi edhe një herë vendin e parë në…