Ibra refuzon ftesën e Suedisë

19 maj 2022 | 17:05

Zlatan Ibrahimoviq do të zbulojë të ardhmen e tij pas ndeshjes përfundimtare të sezonit kundër Sassuolos të dielën. Kontrata e 40-vjeçarit me kuqezinjtë skadon në fund të sezonit dhe ende nuk është bërë asnjë njoftim nëse ai do të vijojë të jetë pjesë e klubit edhe në sezonin e ardhshëm.

Ndërkohë, një sinjal për atë që do të jetë vendimi i Ibrës ka ardhur ditën e djeshme nga Suedia. Sulmuesi ka njoftuar Federatën skandinave që nuk mund t’i përgjigjet ftesës për t’u grumbulluar në kuadër të Ligës së Kombeve.

Zyrtarisht, janë problemet me gjurin që nuk e lejojnë as të stërvitet rregullisht me Milanin, çka ka bërë që të luajë vetëm copëza ndeshjesh në daljet e fundit.

Pikërisht gjuri i operuar vijon të jetë shkak shqetësimesh dhe mund ta detyrojë të mbyllë karrierën në fund të sezonit, teksa Milani shpreson ta mbajë në klub, qoftë edhe si drejtues.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Emisari i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak,…