Ibra: Ronaldo, futbollisti më i kompletuar

01 prill 2019 | 13:00

Zlatan Ibrahimoviq nuk e ka fshehur kurrë admirimin për të. Suedezi i famshëm nisi futbollin në lagjet e varfra të Rosengorit me një ëndërr në kokë: të bëhej një futbollist si Ronaldo fenomeni.

Sot mund të ndihet krenar për karrierën e mrekullueshme që ka zhvilluar dhe futbollistin e madh që është bërë. Ibra ka folur për “MLS”, duke u ndalur te idhulli i tij.

“Ronaldo braziliani ka qenë futbollisti më i kompletuar, për mendimin tim. Sa herë që prekte topin ndodhte diçka. Ai ishte futbolli. Ronaldo ishte një shembull i madh dhe futbollisti që çdokush ëndërronte të bëhej”, ka thënë Ibrahimoviqi.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës…