Ibrahimovic: Ronaldo është më i mirë në histori, Messi më i mirë se Cristiano

02 dhjetor 2021 | 12:27

Zlatan Ibrahimovic ka thënë se as Lionel Messi e as Cristiano Ronaldo, por Ronaldo Nazario është lojtari më i mirë në histori.

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, ka këmbëngulur se legjenda brazilian Ronaldo Nazario është futbollisti më i mirë në historinë e futbollit dhe se Lionel Messi është më i mirë se Cristiano Ronaldo.

Messi dhe Ronaldo e kanë mbizotëruar dukshëm futbollin modern në 15 vitet e fundit, duke shënuar gola të panumërt dhe duke fituar gjithçka që mund të fitohet.

Messi e ka fituar Topin e Artë për herë të shtatë rekorde të hënën, pas një viti tjetër të suksesshëm, derisa Ronaldo i ka pesë, që nënkupton se argjentinasi është tani i pakapshëm.

Megjithatë, derisa Ibrahimovic beson se Messi është më i mirë se Ronaldo, ai nuk mendon se argjentinasi është më i miri në histori.

Kur i është kërkuar të zgjidhte në mes të Messit dhe Ronaldos, 40-vjeçari ka thënë për “Corriere della Sera”: “Të dy janë shumë të fortë. Unë them Messi edhe për faktin se kemi luajtur bashkë”.

I pyetur se kush është më i miri në histori, Ibrahimovici pa ngurruar e zgjodhi Ronaldon, ish-sulmuesin e Interit dhe Real Madridit.

“Ronaldo, ‘Fenomeni’. Si fëmijë e imitoja atë”, ka thënë Ibra.

Gjatë karrierës së tij të shkëlqyer, Ronaldo e ka fituar dy herë Kupën e Botës me Brazilin, si dhe dy herë Topin e Artë.

Ai i ka shënuar 414 gola në një karrierë të frenuar dukshëm nga lëndimet e rënda në gju.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS) ka kërkuar…