Ibrahimovic tregon se kush e meritoi ta fitonte Topin e Artë

01 dhjetor 2021 | 14:45

Zlatan Ibrahimovic ka dhënë së fundmi disa komente lidhur me Topin e Artë 2021.

Ceremonia e Topit të Artë 2021 ka nxitur shumë reagime, pasi Lionel Messi e ka fituar këtë trofe individual për herë të shtatë në karrierën e tij.

Përkundër arritjeve të argjentinasit, shumë zëra besojnë se fitorja ishte e pamerituar. Për ta, Robert Lewandowski ishte më i miri i vitit.

Lidhur me këtë çështje disa komente ka dhënë edhe Zlatan Ibrahimovic, i cili po ashtu beson se Lewa duhej të ishte fituesi, përkundër se Messi është i mrekullueshëm.

“Leo jeton për futbollin. Por, Lewandowski meritoi Topin e Artë këtë vit”, ka thënë Ibrahimovic.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi Komunal i Ferizajt, gjatë ditës së sotme, ka mbajtur…