Ibrahimoviq prezantohet te Frosinone: Modeli im është Goretzka

15 shtator 2023 | 12:14

Një tjetër përforcim nga Bayern Munchen për Frosinonen që ka siguruar një tjetër shqiptar nga kampionët e Gjermanisë pas Marvin Çunit.

Skuadra e rikthyer në Serie A, është përforcuar në ofensivë me shërbimet e Arijon Ibrahimoviq, i cili u huazua nga “bavarezët”. “Modeli im është Leon Goretzka. Ai më ka dhënë shumë këshilla. Më pëlqen të luaj si numër 8 ose 10, por më parë kam luajtur edhe si sulmues krahu dhe qendërsulmues”, ka thënë Ibrahimoviq.

“Frosinone? Ndodhem këtu prej pak kohësh, por e kam kuptuar menjëherë se skuadra dhe tifozët janë si një familje. Mezi pres të luaj dhe ta shoh stadiumin plot. Forma ime është e mirë. Nuk e di nëse jam në gjendje të luaj 90 minuta, por jam gati të zbres në fushë nga minuta e parë”, ka shtuar Ibrahimoviq.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Farat e specit jemi mësuar t’i hedhim në kosh përpara…