Ibrahimoviqi ka vendosur ta rinovojë kontratën me Milanin

06 korrik 2022 | 08:25

Zlatan Ibrahimoviq thuhet se do ta rinovojë kontratën me Milanin edhe për një sezon, duke pranuar ulje page.

Sulmuesi shtatlartë me prejardhje boshnjake nuk e ka në mend pensionimin, pasi do të vazhdojë ende të luajë në San Siro.

Sipas mediumit italian “Sky Sport”, Ibrahimoviqi ka vendosur ta vazhdojë kontratën me Milanin.

Ibrahimoviqi thuhet se do të vazhdojë edhe për një sezon, me marrëveshjen që do të zgjasë deri në qershor të vitit 2023.

Sulmuesi suedez ka pësuar lëndim në gju dhe rikuperimi i tij do të zgjasë 6 deri në 7 muaj, por ai do të pranojë pagë më të ulët.

40-vjeçari suedez në sezonin e fundit, kur rossonerët fituan titullin e Serisë A, luajti 27 ndeshje duke shënuar tetë gola dhe tri asistime.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës mori vendim që lokalet e gastronomisë që…