Icardi mund të rikthehet në Itali

08 shkurt 2021 | 15:47

Sulmuesi argjentinas po kërkohet nga Juventusi dhe Roma Paris Saint-Germaini do ta shesë sulmuesin Mauro Icardi.

Trajneri i skuadrës franceze, Maurico Pochettino thuhet se nuk po llogarit në shërbimet e Icardit.

Sulmuesi 27-vjeçar ka kontratë me PSG-në deri në vitin 2024. Për argjentinasin interesim kanë shprehur Juventusi dhe Roma.

Icardi është pjesë e PSG-së, që nga viti 2020 kur u transferua nga Interi për 60 milionë euro. Në këtë edicion në 12 ndeshje ka shënuar gjashtë gola dhe katër asistime.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti, të hënën në…