ICITAP-i amerikan ndihmon institucionet e Kosovës në fushën e komunikimit

23 gusht 2019 | 17:38

Në Policinë e Kosovës është mbajtur trajnimi njëjavor për zyrtarët për informim dhe marrëdhënie me publikun, në të cilin morën pjesë zyrtarë të mediave nga institucione të ndryshme si; Ministria e Punëve të Brendshme, Prokuroria e Shtetit, Këshilli Prokurorial, Inspektorati Policor i Kosovës, Shërbimi Korrektues dhe zyrtarë të mediave të të gjitha Drejtorive Rajonale të PK-së.

Ky trajnim është përkrahur dhe mbështetur nga ICITAP-i amerikan, të cilët kanë sjellë në Kosovë instruktorin Jesus Salame nga Departamenti Policor i San Antonios, në cilësinë e ekspertit të fushës së komunikimit dhe marrëdhënies me publikun.

Fotografia e Kosovo Police

Policia e Kosovës në krye me drejtorin e Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, i janë mirënjohës dhe falënderues ICITAP-it amerikan, të cilët në vazhdimësi kanë përkrahur dhe mbështetur në fusha të ndryshme Policinë e Kosovës, përfshirë edhe në fushën e komunikimit dhe marrëdhënieve me publikun, si një fushë mjaftë e rëndësishme për ngritjen e mëtejme të transparencës dhe imazhit të PK-së.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar të premten që Rusia…