Igli largohet përfundimisht nga “Big Brother VIP”, Fifi përlotet pasi mëson lajmin

08 nëntor 2021 | 15:12

Igli Zarka, i cili kishte vetëm pak ditë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, e la sot përfundimisht atë.

“Vëllai i Madh” ka bërë të ditur se shkaku ka qenë një komplikacion shëndetësor. Igli është larguar menjëherë për të marrë shërbimin spitalor të nevojshëm.

Ndërkohë pas lajmit për largimin e tij, banorët kanë nisur nga diskutimet. Këngëtarja e dashur për publikun, Fifi, menjëherë sapo mësoi këtë informacion nga Semi ka nisur të përlotet.

Qëndrimi i Iglit zgjati vetëm pak ditë brenda shtëpisë por arriti të krijonte raporte të mira me disa prej banorëve.

Igli largohet përfundimisht nga “Big Brother VIP”, Fifi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka bërë me dije se gjatë…