Iku…

18 korrik 2020 | 11:13

Përplot lule shumëngjyrëshe
aromash të dedhura
porsi nuset e vargëzuara në vallën e shamive
Njërën prej tyre kopshtari e mori në sy
N’gotë prej kristali të kaltër vëndosi shkëlqim e saj.

Nuk e di se ç’ndodhi me aromën e saj
Sall dy ditë erëmoi buzëve të etura
Lulja buzëmbyllur mbetur sy i venitur.

Sikur iu dorëzua lamtumirës,
kësaj bote mjerane të pa ujë në sy lulesh.

Nga dhimbja pyeta kopshtarin:
ç’farë është lulja për ty o mjeri njeri?
Pamja më madhështore në sytë e mi,
ma ktheu kopshtari me shumë dhembshuri.

Po s’pati faj lulja ime nusepaluar
Ajo thau petalet nga pakujdesia ime
Nuk arriti ta shijojë jetën e puthur
Prandaj iku e përlotur s’më la një pikë aromë.

Është mëkat dhe humbje shpirti,
të mos bësh kujdes për një dashuri.
Kopshtari mirë zgjedh lulen dhe dehet nga aroma e saj.

Kur me kujdes trajton rëndësinë e lules
Ajo shpalos gjithë petalet e fshehura,
të merr ngrykas dhe të puthë në ballë.
Të mbèshtjellë me butësinë e kadifenjtë
Të ofron mirësinë e saj dhe të mbush jetë.

Bëhet e gatshme për ty e harron vetën
Në sytë e tu shtron parajsën gjithë jeshile.
Me këngë në buzë bie shtratit të dashurisë.

Kush mendon të ketë lumturi në sy
Duhet dhënë shumë DASHURI- tha kopshtari dhe vajshëm qau hallim e tij.

16.07.2020
Valbona R. Hadri

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Loja për qeverinë e re në Maqedoninë e Veriut bëhet…