Ilir Daja te Ballkani deri në vitin 2026

26 shkurt 2024 | 20:18

Kampioni aktual i Kosovës Ballkani, ia ka zgjatur kontratën trajnerit Ilir Daja, deri në vitin 2026.

Kjo u bë e ditur nga vet klubi përmes një njoftimi.

“Bashkë kemi nisur t’i shkruajmë faqet e historisë së futbollit tonë, bashkë do t’i vazhdojmë!”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Në njoftim po ashtu thuhet se i kanë besuar atij që t’i prijë klubit drejt betejave.

“Ne ia kemi besuar dirigjencën e “simfonisë” tonë. Ai me “orkestren” e tij, kompozoi perla të pavdekshme, të cilat tashmë janë gdhendur në partiturat e historisë”, thuhet në njoftim.

Ballkani po kalon formë jo të mirë.

Në tetë ndeshjet e fundit, e ka vetëm një fitore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të martën zhvillohet java e gjashtë në Liga Unike Femrat,…