Ilir Daja, trajneri i vitit në Kosovë

24 dhjetor 2023 | 19:45

Pa dyshim ndër më të merituarit për sukseset e FC Ballkani gjatë këtij viti ka qenë edhe trajneri i spikatur nga Shqipëria, Ilir Daja.

Ai me karakterin, profesionalizmin dhe punën e bërë arriti që të ndërtojë një skuadër të suksesshme dhe përplot motiv. Arritjet e klubit portokallezi kanë bërë që Ilir Daja të vlerësohet me meritë trajneri më i mirë i vitit në futbollin e Kosovës.

Çmimin e ndau trajneri i shquar dhe legjenda e futbollit kosovar, Ajet Shosholli

“Ndjehem i nderuar që ndodhem përpara shumë personaliteteve të sportit dhe jo vetëm. Do ta ndajp këtë çmim me lojktartët që janë akterët kryesor, presidentin Kabashi, do ta ndajë me të gjithë trajnerët e Kosovës, sepse unë jam njëri midis jush dhe të gjiothë kontribuojmë për zhvillimin e futbollit të Kosovës”, tha Daja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sikurse çmimi ashtu edhe funksioni i tyre është shumë i…