Ilir Deda: Nesër në Kuvend po sillet një projektligj kontradiktor për Demarkacionin

21 shkurt 2018 | 22:08

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga partia Alternativa, Ilir Deda, ka thënë se projektligji për demarkacionin që do të sillet nesër në Kuvend të Kosovës është kontradiktor.

Deda konsideron se para deputetëve po vjen një projektligj që mund të përmblidhet se nëse votohet përbën vepër penale, por që është bërë mirë.

“Në prag të mbajtjes së seancës së Kuvendit për demarkacion, Qeveria e ka sjellë projektligjin KONTRADIKTOR për ratifikim, sepse përmban: 1. Marrëveshjen e 2015; 2. Raportin e Komisionit Shtetëror të udhëhequr nga Shpejtim Bulliqaj që thotë që marrëveshja e 2015 është vepër penale dhe e cenon integritetin territorial të Kosovës; dhe 3) Deklaratën e Kosovës dhe Malit të Zi, juridikisht e obligueshme për të dy shtetet, që e obligon Trupin e Përbashkët Punues që ta korrektojë kufirin në drejtim të Çakorrit dhe Kullës së Zhlepit, pasi të ratifikohet marrëveshja e 2015 (deklaratë që pranon që marrëveshja për demarkacion e 2015 është bërë gabim në këto dy pika). Dmth para deputetëve vjen projektligj që mund të përmblidhet kështu: demarkacioni është vepër penale, që është bërë mirë, e që do të rishikohet sepse është bërë gabim. A jeni more në tokë të bukës?”, ka thënë Deda.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madridi ka mposhtur 3 me 1 Leganesin në ndeshjen…