Reali kalon në pozitën e tretë në Spanjë, mbetet larg prapa Barcelonës

21 shkurt 2018 | 22:01

Real Madridi ka mposhtur 3 me 1 Leganesin në ndeshjen e mbetur nga xhiroja e 16-të për të kaluar në pozitën e tretë në tabelën e La Ligës.

Lucas, Casemiro dhe Sergio Ramos realizuan golat për Realin. Të dy shënuan pasi Leganes kaloi në epërsi përmes Bustinzas.

Me këtë fitore, pas 24 ndeshjeve, Reali është i treti në tabelë me 48 pikë. Shtatë pikë më shumë ka Atletico Madridi që është në vendin e dytë, ndërsa Barcelona prin sigurt me 62 pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i AAK-së, Shkumbin Demaliaj ka thënë se tashmë po…